Struga Trim Lum mendon edhe për gjeneratat e reja

Futboll

Struga Trim Lum mendon edhe për gjeneratat e reja

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Struga Trim Lum me program të veçantë enkas për kategoritë e reja dhe me plan të përgatitur për çdo moshë do të kujdeset edhe për shkollën e futbollit, e cila llogaritet po aq e rëndësishme sikurse ekipi parë.

"Për më shumë, plani afatgjatë i skuadrës është që paralel me përforcimin e ekipit me lojtarë cilësorë, në të njëjtën kohë përmes punës profesionale me grupmoshat e reja, pikërisht nga shkolla jonë e futbollit të nxiren talenta të rinj që një ditë jo vetëm që do të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë të Struga Trim Lum, por edhe do të mund të transferohen në klube më me renome jashtë vendit.

Me këtë rast njoftojmë gjithë të interesuarit, se Struga Trim Lum të hënën (7 gusht) me fillim në ora 10:00 në stadiumin e Vllaznimit do të bëjë regjistrimin e fëmijëve të lindur nga viti 2005 deri në vitin 2010, e që një ditë ëndërrojnë të bëhen futbollistë dhe të veshin fanellën e ekipit të parë të Struga Trim Lum.

Është kjo një mundësi e mirë për gjithë ata të rinjë strugan, por edhe më gjërë që ti bashkohen shkollës tonë të futbollit, e cila është nën mbikqyrjen e stafit profesional dhe trajnerëve me kualifikime përkatëse", njofton FC Struga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat