Real Madrid gati blerjen e radhës

Futboll

Real Madrid gati blerjen e radhës

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 22:57
Andriy Lunin

Teksa konsiderohej si “e ardhmja” e portës së “galaktikëve” të Real Madrid, pas largimit të Thibaut Courtois, ukrainasi Andriy Lunin është shumë pranë transferimit te “nëndetëset e verdha” të Villarreal.

Për kartonin e 24-vjeçarit, këta të fundit ofruan vetëm 3 milionë euro.

Mirëpo oferta u refuzuar nga bordi i “los blancos”, të cilët kërkojnë jo më pak se 5 milionë euro për shërbimet e “shtatlartit” ukrainas.

Në rast transferimi të Lunin, “galaktikët” kanë gati “planin B” dhe do të afrojnë “gardanin” spanjoll të Getafe, David Soria, me 30-vjeçarin që pritet t’i kushtojë “mbretërve” të Madridit, vetëm 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat