Ballkani emëron trajnerin për U21

Futboll

Ballkani emëron trajnerin për U21

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:19
Edon Gashi

Ballkani U21 nga Theranda ka ambicie të mëdha në kampionatin U21 që do startojë për herë të parë bë vendin tonë.

Ballkani U21 ka emëruar trajner të ri Edon Gashin. 

“Siç e dini, sivjet nis edhe edicioni i garave i kampionatit të shpresave, U-21. 

FC Ballkani është duke u bërë gati për këtë sezon, me synime të qarta edhe për këtë gjeneratë, sikurse me të gjitha të tjerat. 

Për t’i realizuar ato, drejtimin e djemve U-21, ia kemi besuar Edon Gashit, i cili njëherit është dhe do mbetet edhe ndihmës i Ilir Dajës te skuadra A. 

Si klub kampion, me objektiv kyç mbrojtjen e titullit, për ne rëndësi të jashtëzakonshme ka puna me të rinjët, për çka me seriozitetin më të madh të mundshëm, do të punojmë bashkë që të vazhdojmë të nxjerrim talentë, të cilët do t’i shërbejnë edhe ekipit të parë, por edhe vetë futbollit shtetëror të Kosovës. 

Edonit, klubi i uron suksese në arritjet e objektivave të përbashkëta që kemi”, njofton FC Ballkani U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat