Anglezët pas Asllanit, Inter nuk pranon më pak se 30 milionë euro

Futboll

Anglezët pas Asllanit, Inter nuk pranon më pak se 30 milionë euro

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 12:57
Kristjan Asllani

Prej disa javësh, Brighton e kërkon e që prej së premtes të kaluar aludimet, që lidhin “yllin” e mesfushës së Kombëtares shqipare, Kristjan Asllani me një kalim në Premie League janë shtuar aq shumë, saqë “zikaltërit” e Inter i kanë vendosur “çmimin”, talentit 21-vjeçar.

Plot 30 milionë euro kërkojnë “zikaltërit” për Asllanin, me teknikun e “pulëbardhave” të Brighton Roberto De Zerbi që “dashuruar” pas “magjisë” së “yllit” shqiptar, teksa e konsideron këtë të fundit, si zëvendësuesin perfekt të të larguarit, Alexis Mac Allister

Mirëpo, pavarësisht dëshirës së anglezëve për ta transferuar, vetë Asllanin apo menaxherët e tij nuk kanë folur akoma mbi këtë gjë.

Edhe vetë klubi “zikaltër” e konsideron Kristjanin, si një nga “gurët-themell” për mesfushën e së ardhmes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat