Florent Hadërgjonaj bëhet me ekip të ri

Futboll

Florent Hadërgjonaj bëhet me ekip të ri

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 13:45
Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj është bërë me ekip të ri.

Futbollisti shqiptar i ka dhënë fund eksperiencës në Kasimpasa për t’u transferuar në klubin tjetër turk, Alanyaspor.

Mediat turke raportojnë se ky klub e mori 29 vjeçarin si lojtar të lirë pasi i kishte skaduar kontrata me klubin e deritashëm, ku luajti tri vjet.

Ai kishte oferta nga Greqia, ku e pëlqenin Panathinaikos, AEK e Olympiacos, ndërsa në Alanya do ta gjejë lojtarin tjetër të Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti.

Mbrojtësi i djathtë kështu do të luajë edhe për një vit në Superligën turke, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e ekipeve Young Boys, Ingolstadt, Huddersfield dhe së fundmi në Kasimpasa.

Me këtë të fundit i ka zhvilluar 112 ndeshje dhe i ka realizuar 7 gola e i ka bërë 6 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat