Inter heq dorë nga Trubin, talenti ukrainas firmos me “shqiponjat” e Lisbonës

Futboll

Inter heq dorë nga Trubin, talenti ukrainas firmos me “shqiponjat” e Lisbonës

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 15:20
Anatoliy Trubin

Pavarësisht gojëdhënave se do të afrohet më shumë se një “gardian” për portën “zikaltër”, Inter duket se do të mjaftohet me shërbimet e zviceranit, Yann Sommer, pasi “objektivi” tjetër i nënkampionëve të Evropës ka nënshkruar këtë të hënë me ekipin e tij të re.

Bëhet fjalë për talentin ukrainas të portës së Shakhtar Donetsk, Anatoliy Trubin, me 22-vjeçarin, që paraditen e kësaj të hëne ka nënshkuar me kampionët e Portugalisë, Benfica, hap ky goxha i madh në karrierën e ukrainasit.

Për kartonin e tij, “shqiponjat” e Lisbonës derdhën në arkat e ukrainasve plot 12 milionë euro, të shpërndara në formulën 10 milionë euro bazë plus 2 milionë të tjera bonus.

Përsa i përket kontratës personale, Trubin ka nënshkruar me portugezët deri në vitin 2028, ku do të paguhet plot 2 milionë euro në sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat