Arsenali shet te Nottingham portierin Matt Turner

Futboll

Arsenali shet te Nottingham portierin Matt Turner

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:12
Matt Turner

Arsenali shet te Nottingham portierin Matt Turner!

Me portierin e Brentford, David Raya shumë pranë kalimit te “topçinjtë” e Arsenal këta të fundit tashmë po mendojnë për largimin e portierit të tyre të 3-të, Matt Turner, i cili vështirë se mund të zërë një vend në pozicionin e titullarit.

Për shërbimet e 29-vjeçarit amerikan interesohet skuadra e Nottingham Forest, të cilët kanë vendosur të ofrojnë plot 10 milionë paund për Turner, ofertë kjo që është pranuar menjëherë nga “topçinjtë”.

Mirëpo, bordi i Nottingham duket se nuk është ndalur me kaq, pasi raportohet se klubi dëshiron gjithashtu të nënshkruar me Dean Henderson të Manchester United dhe Kaspert Schmeichel të Nice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat