Selmani përfundon në Munih për ndërhyrjen kirurgjikale

Futboll

Selmani përfundon në Munih për ndërhyrjen kirurgjikale

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:00
Selmani

Ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit në Ligën e Konferencës ka rezultuar e pafat për portierin Gentian Selmani. Gardiani i bardhebluve u dëmtua në minutën e 32-të të takimit, duke i lënë vendin Likës.

 Projeksioni më i afërt është fundi i janarit për lojtarin e Tiranës. Gjithsesi, në fillim Selmani do të operohet. Ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe dje i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Nga diagnoza dhe operacioni do të saktësohet edhe kohëzgjatja e riaftësimit për portierin dhe gjithashtu edhe strategjia e bardhebluve për portën. Sakaq, operacioni ka kaluar me sukses dhe vetë Selmani e ka konfirmuar diçka të tillë.

“Faleminderit Zotit, operacioni ditën e djeshme shkoi mirë. Shumë faleminderit të gjithëve ju miq për mesazhet dhe mbështetjen”, shkruan portieri bardheblu.

NGJARJA – Lojtari, në një rast këndoreje me Beshiktashin, u godit në minutën e 30-të nga Muleka dhe përplasja rezultoi fatale. Lojtari doli nga fusha me barelë dhe u nis me urgjencë në spital, pasi nuk e ndiente këmbën. Stafi mjekësor më pas konfirmoi thyerjen e këmbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat