Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:05
Jose Mourinho

Jose Mourinho është i gjithi aty, në intervistën e gjatë të dhënë për “Corriere dello Sport”. Vështrim drejt asaj që do të vijë, keqardhje, madje mjaftueshëm zemërim apo zhgënjim për disa gjëra që kanë ndodhur te Roma. Për shembull, kur prek plagën ende të hapur të finales së humbur të “Europa League” dhe marrëdhëniet e tij me arbitrat në Itali, si në Evropë, nga Chiffi te Taylor.

Përballja me kryesorin anglez të finales së Budapestit, pas humbjes ndaj Sevilla, e cila më pas çoi në dënimin e portugezit me 4 ndeshje, përshkruhet si pika më e ulët në marrëdhëniet e tij dhe klubit verdhekuq. “Menjëherë më pas (po flasim për një telefonatë me një shok që punon në UEFA) shkova në klub dhe i thashë:

Nga sot dhe deri sa të lirohem nga sanksioni, i cili tashmë është gati, do të jem në fokus të arbitrimit të padrejtë dhe sjelljes së trishtë të tifozëve në aeroport, si dhe qëndrimit tim në garazhin e stadiumit. Tani kam nevojë për mbështetjen tuaj dhe komunikimin e fortë publik.

Nëse më pyesni se cila është gjëja që më ka hidhëruar më shumë në dy vite e dy muaj te Roma, që më bëri të ndihesha më i brishtë, iu përgjigjem se nuk ishte largimi i Mkhitaryan, pasi humba një lojtar që më pëlqen aq shumë dhe kisha luajtur një vit e gjysmë me vetëm 4 qendërmbrojtës, kur është normale të kesh 6 të tillë. Gjëja më e trishtueshme ishte duke mos u mbështetur nga klubi në një situatë të tillë”.

Kjo është pika më e ulët, por Mourinho është mirë në Romë dhe e ka përsëritur shpesh: “E bëra këtë zgjedhje dhe nuk jam penduar. E dija se çfarë më priste. Kam nënshkruar për Romën, sepse kur u njoha me ‘Friedkins’ më pëlqyen shumë.

Ata më thanë fjalë që më prekën thellë. Më pëlqeu perspektiva e një projekti ndryshe, diçka që nuk e kisha marrë kurrë në konsideratë. Për shembull, të rinjtë e shumtë që kanë debutuar me mua, janë rritur dukshëm gjatë dy viteve të fundit”.

Megjithatë, në atë kohë dikush mendoi se zgjedhja ishte për shkak të mungesës së alternativave… “Ky nuk është shqetësimi im, – thotë ai. – Çfarë më shqetëson? Lumturia ime. Disa ditë më parë komentova në Trigoria një nga gjërat e para që tha Papa në Lisbonë: Duhet të qeshësh, duhet të bësh shaka, mendo pozitivisht, duhet ta kultivosh sensin e humorit. Qenia ime i ka të gjitha këto. A është gjithçka në rregull? Jo, por kënaqem edhe në vështirësi”.

Sërish arbitrat, kësaj here në Itali, pikërisht Chiffi: “Unë thashë të njëjtat gjëra për Chiffi, që tha Modric për Orsato, saktësisht të njëjtën gjë. Unë jam i dashuruar me Modric, por nuk jam dakord me të kur ai thotë se Orsato është një gjyqtar i dobët.

Orsato është shumë i mirë, e thashë për Chiffi dhe i keni parë pasojat. Nëse bëjmë UEFA-n atje dhe Italinë këtu ndihem më mirë kur flas për UEFA-n dhe më pak për Italinë. Në Itali jam ndjerë i sulmuar, më kanë shkelur lirinë si burrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat