Newcastle nuk ndalet

Futboll

Newcastle nuk ndalet

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 19:27
Tifozët

Newcastle kompleton përforcimin e katërt. Klubi i sheikëve ka prezantuar Tino Livramenton si blerjen e radhës. 20-vjeçari aktivizohet në linjën e djathtë të mbrojtjes dhe vjen nga Southamptoni.

Me “Shenjtorët” që përfitojnë 45 mln euro (përfshirë bonuset) nga shitja e lojtarit që ka dalë nga Akademia e Chelseat. Livramento, një anësor modern dhe plot talent, firmosi një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.

Lojtari pësoi një dëmtim të rëndë në gju në prillin e vitit 2022. Që e mbajti rreth një vit larg fushave.

Tani vjen mundësia fantastike për të treguar potencialin që ka me Newcastle në Premier League, por edhe në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat