Gallas kritikon Arsenalin

Futboll

Gallas kritikon Arsenalin

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 19:34
Arteta

William Gallas ka dyshime që Arsenali do ta fitojë Premier Ligën këtë sezon derisa mendon që Topxhinjtë nuk kanë mjaftueshëm “personalitet dhe karakter” për ta fituar atë

Skuadra e Mikel Artetas tregoi potencialin e saj pasi që arritën ta mposhtin Manchester City në finale të FA Community Shield (SuperKupë) në penllati derisa barazuan në minutat shtesë të ndeshjes.

Megjithatë, për ish mbrojtësin e Arsenalit Gallas ende ka dyshime se kjo skuadër do të këtë derivate në gjirin e saj që në fund të sezonit të kurorëzohet me titull në maj pasi që ata dështuan ta bëjnë këtë edhe në fund të sezonit 2022/23.

“Jam i sigurt që Arsenali do të jetë shumë afër për ta fituar titullin edhe këtë sezon, por nuk mendoj se ata do të jenë kampionë në maj.

Mendoj që Arsenalit ende i mungon karakteri dhe personaliteti për t’u bërë kampionë – këto janë kualitet që ata duhet t’i tregojnë deri në fund të sezonit dhe ata nuk i tregojnë”, theksoi Gallas për Gambling Zone.

“Dëshiroj që Arsenalit të adaptojë një mentalitet si të ushtarakëve.

Dëshiroj të shoh futbollistët që janë gati të flasin edhe më shumë në fushë – të kërkojnë më shumë nga njëri tjetrit.

Dëshiroj të shoh futbollistë me përvojë që marrin përgjegjësi mkur gjërat nuk shkojnë mirë për Arsenalin në fushë.

Ende mendoj që Arsenalit ende i mungon mentaliteti ‘fito me çdo kusht’ dhe kjo është arsyeja pse mendoj se ata nuk do ta fitojnë titullin këtë sezon”.

Kai Havertz është një nga futbollistët që Gallas dyshon më së shumti në të pasi që ai dështoi të konvertojë disa raste në gol në ndeshjen kundër City. Ish futbollisti i Kombëtares së Francës e ka vënë në dyshim investimin prej 65 milionë stërlinash në Havertz nga Arsenaliu dhe bezon që sulmuesi do të dështon që të adaptohet me skuadrën nga Emirates.

“Jo, nuk mendoj që Kai Havertz do ta tregojë potencialin e tij në këtë skuadër të Arsenalit”, shtoi ai.

Nuk besoj që Havertz është futbollisti që Arsenali kishte nevojë ta transferonte këtë verë. Për mua, madje edhe kur ai ishte në Chelsea, ai nuk ishte mjaftueshëm konsistent.

Ai ka shënuar disa gola të rëndësishëm për këtë klub, ai luan mirë në lojë të shpejt. Por, nuk ka bërë mjaftueshëm paraqitjne të mira as gjatë kohës sa ishte në Chelsea, mendimi i im. Kur pashë që Arsenali e transferoi, nuk e kuptova arsyen. Isha i befasuar me këtë transferim.

Havertz dhe Arsenali e kanë mundësinë që t’i tregojnë Gallasit se e ka gabim poasi që ata do të përballën në shtëpi me Nottingham Forest këtë të shtunë, në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat