Largohet nga Midtjylland

Futboll

Largohet nga Midtjylland

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 20:40
Isaksen

Tashmë është zyrtare. Klubi italian, Lazio e ka blerë anësorin e djathtë danez Gustav Isaksen.

Ky i fundit largohet nga Midtjylland me të cilin kishte shkëlqyer sezonin e kaluar duke shënuar 22 gola dhe 9 asistime në 45 ndeshje të zhvilluara.

“Lacialët” përmes një njoftimi, kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur me Isaksen.

“SS Lazio njofton se ka blerë përfundimisht futbollistin Gustav Tang Isaksen nga Football Club Midtjylland”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Ky transferim thuhet se ka kushtuar 16 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat