Mmesfushori i Kombëtares zgjidhet në formacionin e javës

Futboll

Mmesfushori i Kombëtares zgjidhet në formacionin e javës

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 20:53
Formacioni i javës

Mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi, shkëlqeu me gol dhe asist, në triumfin 6-0 që skuadra e Rijekës regjistroi në kampionat ndaj Istrës këtë fundjavë.

Shqiptari u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa u vlerësua me notët 8.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”. 

Kjo paraqitje spektakolare e Selahit, u shpërblye edhe me përzgjedhjen në formacionin më të mirë të javës së tretë në elitën e futbollit kroat. 

Në bazë të vlerësimit të “Sofa Score”, 22-vjeçari shqiptar, rezulton futbollisti i dytë më të lartë në këtë 11-she. Vetëm Stojkoviçi ka mundur të marrë një notë më të lartë se ai, atë 9.1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat