Nkunku pritet të mungojë deri në katër muaj

Futboll

Nkunku pritet të mungojë deri në katër muaj

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:19
Nkunku

Sulmuesi i Chelseas, Christopher Nkunku pritet të mungojë gjatë pasi i është nënshtruar një operacioni në gju, ka njoftuar klubi i Premier League të martën.

Lajmi vjen vetëm disa ditë para se skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino luajë ndeshjen e parë në Premier League kundër Liverpoolit. 

Sipas BBC dhe "The Telegraph", francezi mund të mungojë deri në katër muaj.

Futbollisti u lëndua javën e kaluar gjatë një miqësore parasezonale kundër Borussia Dortmund në SHBA.

Nkunku iu bashkua "Bluve" në qershor nga Leipzig për 63 milionë funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat