Dembele është i Parisit

Futboll

Dembele është i Parisit

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:57
Dembele

Tashmë është konfirmuar edhe nga Barcelona që Ousmane Dembele do të luajë sezonin e ri për Paris Saint-Germain

Ousmane Dembele do të kthehet në atdhe për sezonin e ri, ku do të luajë për Paris Saint Germain.

Fillimisht lajmin për këtë transfer e dha gazetari i njohur italiano-britanik, Fabrizio Romano me një cicërimë në Twitter derisa më vonë atë e konfirmojë vetë drejtori sportiv i Barcelonës.

“Ousmane Dembele është rrugës së tij për në Paris.

Marrëveshja ka përfunduar, ne vetëm do të nënshkruajmë të gjitha dokumentet. Do të zyrtarizohet në fund të javës”, konfirmoi Alemany për mediat pas ndeshjes Barcelona – Tottenham ku katalunasit fituan me rezultat 4-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat