Shtatë mungesa në stërvitjen e parë të bardhebluve!

Futboll

Shtatë mungesa në stërvitjen e parë të bardhebluve!

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 12:54
Tirana

Tirana ka vazhduar edhe dje përgatitjet në sfidën e javës së parë me Dinamon.

Në mungesë të takimit të afërt, stafi i Tiranës kishte vendosur për të ngarkuar ekipin fizikisht.

Nga ana tjetër bardheblutë dje kanë pasur disa mungesa. Dihet tashmë që me skuadrën nuk është Gentian Selmani, i cili është operuar.

Riaftësimin po vazhdon edhe braziliani Patrik. Jashtë grupit dje u panë edhe disa lojtarë të tjerë. Filip Najdovski, Ardit Deliu, Albi Doka dhe Dijar Nikqi. Kapiteni është lënë pushim nga drejtuesit e skuadrës për të bërë vetëm ushtrime.

Doka bëri disa vrapime, ndërsa Deliu dhe Nikqi vazhduan punën në palestër. Të katër lojtarët kanë pasur probleme në ndeshjen me Beshiktashin, por pritet të jenë gati për sfidën e parë të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat