Ultrasit bardhezi tallen me “portierin” belg

Futboll

Ultrasit bardhezi tallen me “portierin” belg

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:02
Pamje nga një ndeshje

Romelu Lukaku është afër transferimit te Juventusi. Chelsea dhe bardhezinjtë italianë do të shkëmbejnë sulmuesit. Me belgun që pret të vendoset nën urdhrat e Max Allegrit dhe Dusan Vlahovic drejt “Stamford Bridge”.

Kalimi i ish-bomberit të Interit te Juventusi ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët e Interit, por Lukakun nuk e duan as mbështetësit e “Zonjës se Vjetër”.

Këta të fundit kanë shpalosur një banderolë të madhe, duke thumbuar goleadorin 30-vjeçar.

“Lukaku, qëndro në Milano, tashmë ne e kemi portierin e dytë”, shkruhet në mesazhin e Curva Sud, grupimit që bën tifo për Juven.

Ironia lidhet me finalen e Champions League midis Manchester Cityt dhe Interit. Me Lukakun që në një moment u shndërrua në “portierin” e Citizens duke i mohuar golin Dimarcos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat