Manaj drejt rikthimit në Serie A

Futboll

Manaj drejt rikthimit në Serie A

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:04
Manaj

Rey Manaj pranë rikthimit në Serie A. Sezoni i fundit ishte për t’u harruar për ish-sulmuesin e Interit dhe Barcelonës.

Lushnjari zhvilloi vetëm gjashtë ndeshje me Watfordin në Championship, duke shënuar një gol.

Problemet fizike nuk e lejuan Manajn të shfaqte aftësitë e tij në ishull.

Dhe prej muajit shkurt qëndron pa skuadër.

Ndërkohë, Frosinone, klubi i rikthyer në elitën e futbollit italian, po tenton të arrijë një akord me 26-vjeçarin.

Nëse arrihet marrëveshja, Frosinone do të kthehej në ekipin e gjashtë italian në karrierën e Manajt.

I cili më parë ka luajtur me Cremonese, Interin, Pescarën, Pisën dhe Spezian. Teksa numëron 30 ndeshje dhe 6 gola me kombëtaren e Shqipërisë.

Klubi lacial ka siguruar këtë merkato edhe shërbimet e Marvin Çunit, një tjetër sulmues shqiptar. 22-vjeçari erdhi nga ekipi i dytë i Bayern Munchen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat