​Napoli e gjen zëvendësuesin e Zielinskit

Futboll

​Napoli e gjen zëvendësuesin e Zielinskit

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:13
Piotr Zielinski

Napoli si duket e ka gjetur zëvendësuesin e Piotr Zielinskit, pasi që ky i fundit është shumë afër kalimit të Arabinë Saudite.

Kampioni italian po synon një marrëveshje të mundshme me mesfushorin e Celta Vigos, Gabri Veiga, pasi e sheh spanjollin si zëvendësues të Zielinskit.

Veiga ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, ndërsa oferta prej 30 milionë eurove e Napolit u refuzua menjëherë nga skuadra e Rafael Benitez.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Napoli është i gatshëm që të paguajë çmimin prej 40 milionë eurosh që po e kërkon Celta Vigo, por të përfshira në të edhe bonuset. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat