Shtyhet ndeshja e fundjavës Shkëndija - Struga T&L

Futboll

Shtyhet ndeshja e fundjavës Shkëndija - Struga T&L

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:19
Shkëndija

Shtyhet ndeshja e fundjavës Shkëndija - Struga T&L

Klubi i Futbollit Shkëndija njofton se dueli i xhiros së dytë të LPFM përballë KF Struga Trim&Lum i paraparë të luhet të dielën (13.08.2023) është shtyrë për datën 30 gusht 2023.

“Ndryshimi vjen me kërkesë të Strugës, shkaku i ndeshjes së tyre në raundin e tretë eliminator të UEFA Conference League.

KF Shkëndija manifeston mirëkuptim dhe ka pranuar kërkesën, ndërsa Komisioni për Gara pranë FFM-së ka caktuar të mërkurën e 30 gushtit si termin të lirë për zhvillimin e ndeshjes Shkëndija-Struga”, njofton KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat