Juventus nuk heq dorë

Futboll

Juventus nuk heq dorë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:29
Nicolo Zaniolo

Juventusi kërkon të ketë një sulmues anësor për sezonin e ardhshëm.

Klubi bardhezi nuk heq dorë nga shërbimet e dëshirës së vjetër që është Nicolo Zaniolo.

Siç raporton “Sportmediaset”, Juventusi ka bërë një ofertë ndaj kampionëve të Turqisë me një shifër prej 30 milionë euro për sulmuesin italian.

Kjo shifër, shkon shumë pranë klauzolës së lirimit të Zaniolos me Galatasaray, që është 35 milionë euro.

Pas vetëm 6 muajve nga transferimi i Zaniolos, klubi verdhekuq duket i gatshëm për të lënë të lirë italianin. Galatasaray është lidhur së fundmi me një kalim të Tete nga Shakhtar Donetsk, transferim që mund t’i hapë rrugë kalimit të Zaniolos në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat