Ronaldo nuk di të ndalet

Futboll

Ronaldo nuk di të ndalet

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:28
Ronaldo

Cristiano Ronaldo është kthyer sërish në heroin e Al-Nasr, me sulmuesin portugez që shënoi në fitoren e skuadrës arabe kundër Al Shortas, e cila u mbyll 0-1.

Sulmuesi portugez gjeti rrjetën në pjesën e parë, por pas një konsultimi me VAR u anulua për një pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë, Sadio Mane arriti të fitonte një penallti, e cila u shndërrua në gol nga portugezi.

Kështu Al-Nasr arrin të shkojë në finalen e Ligës së Kampionëve të Arabëve për herë të parë në histori, aty ku do të ndeshet me fituesin e Al Hilal-Al Shabab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat