Shpërthen De Bruyne

Futboll

Shpërthen De Bruyne

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:47
De Bruyne

“Të kesh 15-20 minuta të tjera shtesë në një ndeshje pavarësisht se luajmë shumë ndeshje brenda një kohe të shkurtër, besoj se është një budallallëk”.

Këto kanë qenë fjalët e Kevin de Bruyne në lidhje me rregulloren e re që do të sjellë më shumë minuta në kohën shtesë për të rikuperuar minutat e humbur gjatë kohës së rregullt.

Mesfushori ka folur në lidhje me DailyMail:

“Gjërat flasin vetë. Kemi folur edhe me Arsenal-in dhe arbitrat e ndeshjes, të gjithë jemi dakord, por këto janë rregullat e reja dhe duhet t’i respektojmë”.

Në fund, frika e madhe e Kevin de Bruyne: “Mirë sfida kundër Arsenal-it, nuk kemi pasur shumë minuta për të rikuperuar. Por në raste të tjera minutat mund të jenë 20 ose 25. Nuk mund ta imgjinoj”.

Një situatë shumë e ngjashme me atë të Kupës së Botës të luajtur në Katar dhjetorin e kaluar, me kohën shtesë që ka ndryshuar ekuilibrat e turneut. Ndoshta do të ndodhë e njëjta gjë edhe në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat