West Hami e bën 25-vjeçarin meksikanin më të shtrenjtë

Futboll

West Hami e bën 25-vjeçarin meksikanin më të shtrenjtë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:46
Edson Álvarez

West Hami e bën 25-vjeçarin meksikanin më të shtrenjtë!

West Hami zyrtarizoi këtë të enjte blerjen e mesfushorit 25-vjeçar meksikan, Edson Álvarez.

Lojtari vjen nga Ajaxi (Holandë) për 38 milionë euro dhe ka nënskruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, duke u bërë kështu meksikani më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

“Premier League është një ligë speciale, më e mira në botë dhe mendoj se stili im do t’i përshtatet këtij kampionati. Tani kam një përgjegjësi ndaj West Hamit dhe do të jap absolutisht gjithçka për këtë fanellë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat