Ku është lënduar?

Futboll

Ku është lënduar?

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:04
Courtois

Real Madridi e ka marrë një lajm të zi sot.

Portieri Thibaut Courtois e ka pësuar një lëndim të rëndë në seancën e sotme stërvitore.

Portieri belg i ka këputur ligamentet në këmbën e majtë dhe me këtë rast mund të mungojë disa muaj.

Ai është larguar me lot në sy nga seanca stërvitore, vetëm pak ditë para debutimit në sezonin e ri të La Ligas.

“Pas kontrolleve që iu bënë lojtarit thonë Thibaut Courtois, është diagnostifikuar me këputje të ligamentit të kryqëzuar të këmbës së tij të majtë.

Lojtari do t’i nënshtrohet një operimi në ditët në vazhdim”, njoftoi klubi madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat