Eto’o nën hetim

Futboll

Eto’o nën hetim

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:40
Eto’o

Stuhia që po përfshin Samuel Eto’o-n nuk tregon shenja qetësimi.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, nën akuzë se ka trukuar disa ndeshje të kategorisë së dytë, tashmë është në shënjestër për “sjellje të papërshtatshme”.

Do të kishte raporte të shumta që do të mbërrinin direkt në CAF dhe organi më i lartë i futbollit afrikan ka vendosur të hapë një hetim për sjelljen e ish-futbollistit të Inter-it dhe Barcelona-s:

Në një deklaratë thuhej: “CAF ka marrë kërkesa me shkrim nga disa palë të interesuara të futbollit kamerunas për një rishikim dhe hetim mbi sjellje të caktuara të supozuara të papërshtatshme nga z. Samuel Eto’o, president i Federatës së Futbollit të Kamerunit (“FECAFOOT”).

“CAF do t’i shqyrtojë këto kërkesa në përputhje me Statutet dhe Rregulloret në fuqi. Ndërsa akuzat janë mjaft serioze, z. Samuel Eto’o prezumohet i pafajshëm derisa një gjykatë përkatëse të vendosë ndryshe.

“CAF nuk do të bëjë asnjë njoftim të mëtejshëm derisa hetimi është në vazhdim dhe do të lëshojë deklarata publike vetëm kur të përfundojë procedura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat