Guardiola lavdëron Mitoma-n: Është i jashtëzakonshëm

Futboll

Guardiola lavdëron Mitoma-n: Është i jashtëzakonshëm

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:11
Mitoma

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e pranon se është tifoz i sulmuesit të Brighton-it, Kaoru Mitoma.

Lojtari është i lidhur me transferimin tek “Qytetarët”.

Strategu spanjoll është pyetur për cilësitë që posedon Mitoma. Sipas Guardiolës, futbollistit nga Japonia, ka qenë i jashtëzakonshëm në edicionin e kaluar.

“Unë do të thoja se ndikimi i Kaoru Mitomës në Premier League ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola.

"Ai është në vendin e duhur dhe me trajnerin e duhur.

Sezoni i tij i kaluar ishte i jashtëzakonshëm”.

“Duhet të shikoni se çfarë ka bërë Japonia në Kupën e Botës në një grup shumë të vështirë”, përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat