Partizani bën mrekullinë, fiton me përmbysje në Riga

Futboll

Partizani bën mrekullinë, fiton me përmbysje në Riga

Nga: K.G. Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:59
Tedi Cara

Partizani i Tiranës ka bërë mrekullinë në Riga të Letonisë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 ekipit Valmiera.

Një fitore që i jep qetësi për takimin e kthimit pas një jave në kuadër të rrethit të tretë të Conference League në futboll. 

Vendasit kaluan në epërsi me golin e futbollistit Silva në minutën e 27-të.

Skuadra nga kryeqyteti shqiptar, shpërthen në pjesën e dytë duke shënuar dy herë falë futbollistëve Tedi Cara (58’) e Arinaldo Rrapaj (78’).

Duhet theksuar se Rrapaj lëshoi një predhë nga distanca dhe befasoi portierin vendas i cili rrëshqet dhe sheh topin në rrjetë.

Fitore e madhe dhe janë një hap larg fazës së play-off-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat