I vetmi që shpenzoi

Futboll

I vetmi që shpenzoi

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:42
Ancelotti

Sezoni i ri është gati të startojë në futbollin spanjoll, me shpenzime jo të mëdha në merkaton e verës. Real Madridi është deri tani i vetmi përjashtim në këtë drejtim. “Los Blancos” i lejuan vetes blerjen e vetme luksoze, falë 103 milionë eurove të shpenzuara për Jude Bellingham.

Florentino Pérez i dha trajnerit Ancelotti edhe turkun Arda Guler, duke mposhtur konkurrencën e gjysmës së Evropës. 20 milionë euro për të rrëmbyer lojtarin premtues turk nga Fenerbahçe, i cili u dëmtua menjëherë.

Lëndim në meniskun e brendshëm të gjurit të djathtë dhe ndalesë e gjatë në horizont. Shihemi në vitin 2024. E njëjta gjë për portierin Courtois, që këputi liogamentin e përparmë të gjurit në stërvitjen e së enjtes paradite dhe do të operohet. Edhe ai i tha lamtumirë sezonit të ri, dy ditë para së ta fillonte.

Carlo Ancelotti në këtë parasezon ka zgjedhur një ndryshim të formacionit për të mos u detyruar të bëjë shumë sakrifica të rëndësishme në mesfushë. Prandaj është e mundur që në kampionat ta shohim mëjnanë modulin e tij të dashur 4-3-3 në favor të skemës 4-4-2, me dy sulmues të avancuar si Vinicius dhe Rodrygo.

Ky do të jetë sezoni i fundit për trajnerin italian në stolin e bardhë, ngaqë është i destinuar të marrë frenat e Brazilit nga qershori I ardhshëm. Por së pari është nevoja për të rivendosur dominimin brenda La Liga-s dhe më gjerë. Është e qartë se nevojiten përforcime të mëtejshme. Dëmtimi i rëndë i Thibaut Courtois do ta shtyjë klubin të vrapojë menjëherë në merkato.

Po ashtu, Ancelotti ka nevojë për një qendërsulmues. Për momentin, pas largimit të Karim Benzema, të bardhët kanë Joselu si sulmuesin e tyre të vetëm qendror. Një detaj bie në sy: numri 9 mungon nga 23 lojtarët e regjistruar deri më tani nga klubi në La Liga.

Gjithçka sugjeron se nga tani deri më 1 shtator, ky numër do të gjejë pronarin e ri. Përflitet se do të jetë Kylian Mbappé. Ndërkohë në Paris tashmë kanë përgatitur lamtumirën e yllit francez, duke i hequr faneklën nga dyqanet zyrtare të klubit.

Afrimet e reja:

Jude Bellingham (Dortmund, 103 milionë euro); Arda Guler (Fenerbahçe, 20 milionë); Fran Garcia (Rayo Vallecano, 5 milionë); Joselu (Espanyol, huazim); Rafa Marin (Castille); Brahim Diaz (rikthim nga Milani)

Largimet:

Antonio Blanco (Alavés, 4 milionë euro); Karim Benzema (shkoi tek Al-Ittihad); Marco Asensio (shkoi te PSG); Jesus Vallejo (Granada, huazim); Eden Hazard (fundi i kontratës); Mariano Diaz (fundi i kontratës)

Formacioni tipik (4-4-2): Lunin; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Tchouameni, Kroos, Modric, BELLINGHAM; Rodrygo, Vinicius. Trajner: Carlo Ancelotti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat