Liverpooli vendos rekord në Britani!

Futboll

Liverpooli vendos rekord në Britani!

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:50
Tifozët

Liverpooli vendos një rekord të ri në merkaton e futbollit anglez.

Të kuqtë i “rrëmbejnë” Chelseat në ankandin e merkatos Mosies Caicedon, duke arritur akordin për 110 milionë paund (127 mln euro) me Brightonin për mesfushorin.

Shuma më e lartë kjo e paguar në ishull për një futbollist!

Me “luftëtarin” latin që kalon në këtë mënyrë Enzo Fernandes.

Mesfushorin argjentinas që u transferua nga Benfica te Chelsea për 121 mln euro.

Brightoni qëndroi stoik në vlerësimin e tij për 21-vjeçarin përgjatë gjithë verës duke refuzuar një sërë ofertash të Chelseat, teksa kishin vendosur si afat skadence mesnatën e së enjtes për ankandin mes dy klubeve. Liverpooli tejkaloi kërkesën e drejtuesve të Brightonit që ishte 105 milionë paund.

Bazuar në shumën që u shit më herët këtë verë Declan Rice nga West Hami tek Arsenali, me Brightonin që do të refuzonte çdo ofertë tjetër nën këtë çmim. Tani, Liverpoolit i duhet të vendosë termat personalë të akordit me Caicedon, por ky mbetet thjesht një formalitet.

Sipas mediave angleze edhe në këtë aspekt The Reds do i paguajnë lojtarit më shumë se sa i kishte ofruar Chelsea. “Blutë e Londrës” konsideroheshin në “pole position” gjatë gjitë verës për ekuadorianin.

Por Liverpooli ndoqi gjithçka me interes nga distanca, duke kërkuar nga Brightoni që të informohej për çdo zhvillim. Drejtuesit e Liverpoolit u lodhën nga rezistenca apo dhe vlerësimi i Southamptonit për 19-vjeçarin Romeo Lavia edhe pse tifozët po kritikonin klubin që nuk po shpenzonte për belgun.

Tani kuptohet se hezitimi i Liverpoolit nuk kishte të bënte me mungesën e fondeve, por për shkak të vlerësimit të tyre për Lavian bazuar te mosha dhe eksperienca e tij.

Caicedo do të bëhet blerja e tretë e madhe për skuadrën e Jurgen Klopp këtë verë. Pas atyre të Alexis Mac Allister, i cili u mor gjithashtu nga Brightoni. Si dhe mesfushorit tjetër Dominik Szobozlai të marrë nga gjermanët e Leipzigut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat