Kane ndryshon historinë e Bayernit

Futboll

Kane ndryshon historinë e Bayernit

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:23
Kane

Bayern Munchen, më në fund e mbylli operacionin për Harry Kane. Sulmuesi aq i dëshiruar nga bavarezët, mund të prezantohet që këtë të shtunë, në fund të Superkupës që kampionët e Gjermanisë do të luajnë kundër Leipzigut në “Allianz Arena”.

Bayerni do të paguajë në total 220 milionë euro, duke marrë në konsideratë kartonin 100 milionë euro + 20 të tjera si bonuse. Dhe pagën e sulmuesit, 25 milionë euro bruto në vit deri në 2027. Bëhet fjalë për blerjen më të shtrenjtë të klubit bavarez, shumë më tepër se 80 milionët e shpenzuara për Lucas Hernandez në 2019.

Në sezonin e fundit, golashënuesi më i mirë i Bayernit ishte Gnabry me 17 gola në total, larg paraqitjeve të Lewandowskit. I cili gjatë 8 viteve në Mynih vetëm një sezon shënoi 25, pastaj gjithë të tjerët nuk zbriti poshtë 40 golave në sezon!

Një zgjedhje strategjike kjo e klubit bavarez që një vit më parë provoi të afrohej me Kane, por duke kuptuar që Tottenhami kërkonte shifra të mëdha. Në këtë mënyrë vendosën të investonin te Mane, i cili nuk ishte një 9-sh i pastër, për të pritur 12 muaj. Dhe për të rinisur sulmin për bomberin anglez që në 2024 mund të lirohej me parametra zero.

Ekzistonte bindja se Tottenhami këtë verë nuk do ta mbante dot dhe kështu ndodhi. Pronarët e Bayernit nuk janë aspak të kënaqur nga rezultatet në sezonin e fundit, pasi kanë pushuar si administratorin e deleguar Kahn ashtu dhe drejtorin sportiv Salihamixhiq.

Dhe në shumë raste skuadra ka dhënë ndjesinë se e vuante mungesën e një numri 9. Marrja e një bomberi të nivelit botëror u kthye kështu në objektivin e madh të këtij sesioni të merkatos për Bayernin.

Duke marrë Kane bavarezët kanë dalë nga natyra e tyre. Përgjatë viteve rekordmenët e futbollit gjerman nuk firmosnin kontrata të gjata me lojtarë mbi 30 vjeç. Që nga Neuer e Muller, e deri te Ulrich, Choupo-Moting e Sarr. Askush prej tyre nuk ka një kontratë që zgjat përtej 2024.

Edhe Guerreiro që u afrua falas në këtë sesion të merkatos, dhe që është disa muaj më i ri se Kane, ka firmosur deri në 2026. Me kontratën që i skadon kur të jetë 32 vjec, ndërsa Kane te Bayerni do të arrijë afër ditëlindjes së 34-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat