Ancelotti i jep besim zëvendësuesit të Courtoisit

Futboll

Ancelotti i jep besim zëvendësuesit të Courtoisit

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:22
Ancelotti

Trajner italian i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka komentuar fillimin e sezonit dhe situatën e krijuar me dëmtimin e rëndë të Tibaut Courtois (do të qëndrojë në inferieri për nëntë muaj).

Për momentin, portier i paë kalon automatikisht Andriy Lunin, megjithatë, në merkaton e transferimeve po përflitet për nënshkrimin me një portieri të ri.

“Besimi te Lunin është total dhe në ditët në vijim do të shohim nëse do të marrim një portier në skuadër”, tha Ancelotti në një kohë kur po flitet shumë për marokenin Bono nga Sevilla.

I pyetur se çfarë profili portierësh i pëlqen, Ancelotti u përgjigj me ironi:

“Më pëlqejnë ata që janë të mirë me duart e tyre… Kemi kohë deri më 31 gusht. Portierët pas Luninit kanë potencial, por janë të rinj. Fran (González) është 17 vjeç. Nëse marrim dikë, do të jetë nga sasia, sepse kemi besim te Lunin”, vijoi trajneri.

“Emocionalisht dje nuk ishte një ditë e mirë. Këto gjëra ndodhin, tani mbetet vetëm të shpresojmë që Courtois të shërohet shpejt… dhe t’i japim të gjithë besimin Luninit, i cili është një portier i madh.

Ai është talent dhe ajo që i mungon është përvoja, që fitohet dita ditës. Jemi shumë të trishtuar…”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat