Haaland dy gola, Manchester City starton furishëm në edicionin e ri

Futboll

Haaland dy gola, Manchester City starton furishëm në edicionin e ri

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2023 Në ora: 22:52
Haaland

Kampioni Manchester City ashtu si i ka hije ka startuar në edicionin e ri në Premier League. 

City ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Burnley-t.

Në hapje të Premier Leagues, djelmoshat e trajneri Pep Guardiola kthehen me tri pikë të mëdha. 

Duhet veçuar golin e bukur të Erling Haaalnd në minutën e 36-të pas asistimit të futbollistit Alvarez, duke shënuar nën traversën në këndin e  djathtë.

Golat i realizuan Haaland (4' e 36) dhe Rodri (76').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat