Gosens pritet të veshë fanellën e Union Berlinit

Futboll

Gosens pritet të veshë fanellën e Union Berlinit

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:06
Gosens

Robin Gosens pritet të veshë shumë shpejtë fanellën e Union Berlinit.

Mbrojtësi gjermani ka pranuar ofertën e bërë nga surpriza e Bundesligës sezonin e shkuar dhe shumë shpejtë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit gjerman, pas marrëveshjes që ka gjetur me Interin për 15 milionë euro.

Nga ana tjetër zikaltrit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Gosens dhe sipas mediave gjermane do të jetë Karlos Augusto i Monzës.

Duket se çdo gjë po shkon drejt përfundimit, me brazilianin që pritet të jetë lojtari i ri i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat