Cara zbulon të ardhmen: Kam interesime nga disa klube

Futboll

Cara zbulon të ardhmen: Kam interesime nga disa klube

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:16
Tedi Cara

Tedi Cara ka shënuar sot një gol të veçantë në karrierën e tij.

Sulmuesi i Partizanit tundi rrjetën e Romës në miqësoren e sotme, e cila përfundoi me shifrat 1-2 për italianët.

Cara ka folur pas përfundimit të këtij takimi, ku ka treguar ndjesitë që i la ky gol. Gjithashtu, talenti i Partizanit ka zbuluar më shumë rreth të ardhmes së tij.

“Ishte një emocion i veçantë, sepse të gjithë e dinin rëndësinë e ndeshjes, pavarësisht se ishte miqësore.

Vinte një ekip me traditë në Itali dhe në Europë.

Një gol në miqësore vjen si eksperiencë. Nuk kam një dedikim të veçantë. Ta gëzojë i gjithë Partizani këtë gol.

Ka pasur interesime nga klubet. Por pa mbaruar Europa nuk mund të flasim as unë, as klubi.

Kemi edhe një ndeshje, që duhet të kualifikohemi. Pastaj do të ulemi me klubin dhe do të bisedojmë si do të jetë më e mira për klubin.

Unë do të jem i kënaqur edhe nëse do të qendroj, por edhe nëse do të transferohem diku tjetër”, është shprehur Tedi Cara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat