Sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e parë me Konyaspor në Turqi

Futboll

Sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen e parë me Konyaspor në Turqi

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:27
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi është prezantuar me gol në sezonin e ri të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë u kthye në merkaton e verës te Koniaspor, pas aventurës në Arabinë Saudite dhe arriti të lerë gjurmë që në ndeshjen e parë.

Ai realizoi një gol me peshë, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë në shtëpi kundër Istambulspor. Cikalleshi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 86-të të ndeshjes, duke vendosur vatin e ndeshjes në barazim 1-1.

Një nisje e shkëlqyer e sezonit për sulmuesin kuqezi dhe një sinjal i rëndësishëm për kombëtaren e Shqipërisë në prag të sfidave të shtatorit në eliminatoret e Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat