Qazim Laçi: Ishte hera e parë në karrierë

Futboll

Qazim Laçi: Ishte hera e parë në karrierë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 16:05
Qazim Laçi

Qazim Laci ishte i magjishëm në ndeshjen e djeshme.

Mesfushori shqiptar shkëlqeu duke dhënë tre asiste vetëm në pjesën e parë në përballjen mes Jablonec dhe Spartës së Pragës, e mbyllur me shifrat 1-5.

Asisti i parë i tij dhe i fundit ishin shembulli më i mirë për të treguar sesa klas ka në këmbët e tij ky lojtar.

Por veçanërisht i pari, është nivel tjetër. I ndodhur në gjysmëfushën e tij, Laçi nuhati situatën dhe vetëm me një pasim nxori huq gjithë ekipin kundërshtar.

Menjëherë pas ndeshjes, mesfushori i Shqipërisë u shpreh se ishte hera e parë në karrierë që jepte 3 asist në vetëm 45 minuta. “Vërtet nuk më kujtohet që të kem dhënë tre asist kështu.

Sigurisht, nuk më ka ndodhur më parë. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi kemi luajtur. Në ndeshje të tilla duhet që të shënosh sa më shpejt”, tha Laci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat