Katër gola në Londër, Brentford barazon me Tottenhamin

Futboll

Katër gola në Londër, Brentford barazon me Tottenhamin

Nga: K. G. Më: 13 gusht 2023 Në ora: 17:07
Pamje nga ndeshja

Ballafaqimi mes Brentford dhe Tottenham ka përfunduar baras (2:2) në hapje të Premier League.

Ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 2:1 dhe 2:2.

Tottenham është paraqitur pa sulmuesin më të mirë, Harry Kane, pasi që është transferuar në Bayern të Munihut.  

Për Tottenham shënuan futbollistët Romero (11' – nga penalltia) e Emerson Royal (45+4') dhe për Brentford realizuan Mbeumo (26') e Wissa (36').

Lojë e hapur dhe me katër gola, secila ekip mori nga një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat