Real Madrid ka gjetur portierin e ri

Futboll

Real Madrid ka gjetur portierin e ri

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:40
Pamje nga një ndeshje

Real Madrid ka gjetur portierin i cili do të mbrojë portën e tij pas dëmtimit të Tibo Kurtua. Pas shumë emrash që kanë qarkulluar në mediat spanjolle, është e qartë për të gjithë se do të jetë Kepa Arrizabalaga ai që do të mbrojë katërkëndorin e madrilenëve.

Ndonëse mungon zyrtarizimi, ai është bërë në mënyrë indirekte nga shefi ekzekutiv i Bajern Mynih, Jan-Kristian Dresen.

Ky i fundit, gjatë prezantimit të Herri Kejn, ka folur edhe për çështjen e portës, duke bërë të ditur se për ta Kepa kishte qenë alternativa e parë.

“Ishim shumë pranë tij dhe në fakt deshëm që ta prezantonim sot.

Por ai është spanjoll dhe ka zgjedhur Real Madridin”, tha Dresen para mediave, duke bërë të qartë se Kepa tashmë do të shkonte në Madrid.

Sipas mediave spanjolle, futbollisti do të kalojë në formën e huazimit të thjeshtë deri në fund të sezonit, pa të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat