Shearer i druhet Kanes

Futboll

Shearer i druhet Kanes

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:25
Shearer

Ai kishte propozuar që ta dërgonte personalisht në Bundesligë, te Bayern Munich, por tashmë Alan Shearer po flet edhe për rikthimin e mundshëm të kapitenit të Anglisë në Premier League.

Referenca është sigurisht për Harry Kane dhe mundësinë që pas dy-tri sezonesh ai të rikthehet në ligën më të mirë angleze me synimin për të thyer rekordin e golave, ​​që i takon ish-sulmuesit historik.

Shearer, duke folur për BBC, shpjegoi: “Karriera e tij meriton të ketë njëfarë suksesi në formën e trofeve. Më kapi pak paniku kur fluturimi për në Mynih u anulua disa herë. Mendova: Fluturoi apo jo?

Kush e di, ndoshta ai do të kalojë dy ose tri vite atje dhe do të kthehet për të provuar të thyejë rekordin e golave ​​në Premier League. Kane kishte ende një vit të mbetur në kontratën e tij dhe tani është transferuar në një klub gjigant futbolli me një shans shumë të mirë për të fituar Champions-in.

Ai shkon atje për të punuar me një trajner shumë inteligjent si Thomas Tuchel dhe për të luajtur krah për krah me shumë lojtarë të mëdhenj”.

Kujtojmë se Shearer është shënuesi më i mirë në historinë e Premier League, me 260 gola. Kane ka shënuar 213 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat