Elvis Osmani viziton Trepçën

Futboll

Elvis Osmani viziton Trepçën

Nga: K.G. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:26
Nexhmedin Haxhiu dhe Elvis Osmani

Ish futbollisti i mirënjohur Elvis Osmani sot e ka vizituar klubin e futbollit Trepçën e Mitrovicë, me të cilën para 13 vitesh u shpallën kampion të Kosovës. 

“Sot klubin tonë përkatësisht klubin e tij me të cilin u shpall Kampion i Kosovës në sezonin 2009/10 e nderojë me vizitë ish kapiteni

i klubit Elvis Osmani i cili jeton dhe vepron në diasporë në shtetin e Finlandës.

Eki u takua me presidentin e klubit Nexhmedin Haxhiun si dhe me ish bashklojtarët që janë pjesë e shtabit teknik dhe si shenjë respekti iu dha një fanellë e klubit me numrin me të cilin ai u paraqit sa ishte aktiv”, njofton KF Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat