Chelsea befason të gjithë

Futboll

Chelsea befason të gjithë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:28
Broja

Armando Broja duket se do të mbetet edhe për një vit tjetër te Chelsea.

Sulmuesi shqiptar sapo është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave dhe kërkesat për të nuk kanë munguar.

Milani së fundmi është futur në garë dhe ka kërkuar huazimin e shqiptarit, por Rossonerët janë refuzuar nga gjiganti anglez.

Evening Standard ka raportuar se Chelsea ka refuzuar ofertën e Rossonerëve, pasi duan ta mbajnë në radhët e veta Brojën.

Edhe rivali londinez i Chelseat, West Ham United kishte bërë ofertë zyrtare për shqiptarin, por edhe oferta e tyre është refuzuar.

Besohet se Broja do të mbetet në Stamford Bridges së paku deri në muajin janar, pasi Chelsea ka mbetur pa sulmuesin Christopher Nkunku i lënduar.

Mauricio Pochettino do ta shikojë nga afër sulmuesin shqiptar dhe pastaj në janar do të marrë vendim nëse do ta lejojë largimin e tij apo Broja do të mbetet pjesë e Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat