Arabët duan të luajnë në Champions League

Futboll

Arabët duan të luajnë në Champions League

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:20
Ronaldo në veprim

Zërat po shtohen në selinë e Federatës Arabe të Futbollit në Riad dhe në zyrat ku punojnë drejtuesit e klubeve më të rëndësishme në vend, ata që kontrollohen drejtpërdrejt nga familja mbretërore dhe në veçanti nga Pif, fondi i investimeve publike. Arabët duan të luajnë në Champions League e Europës.

Ata tashmë kanë dy kompeticione ndërkombëtare me prestigj absolut si Kupa Arabe që mbahet në verë (e fituar disa ditë më parë nga Al-Nassr e Ronaldo-s) dhe Champions-i i Azisë, por sheikët duket se synojnë edhe pjesëmarrjen në Champions-in e Europës.

Në muajt e ardhshëm ata mund të formulojnë një kërkesë shumë specifike drejtuar UEFA-s: të ketë një “wild card” për të hyrë në formulën e re të turneut në sezonin 2024-25 (jo më 8 grupe, por një grup i vetëm me 36 skuadra si një kampionat i vërtetë, me nga 8 ndeshje për secilën skuadër para fazës eliminatore), kushtuar skuadrës fituese të Ligës Pro të Arabisë Saudite.

Kjo do t’u mundësonte klubeve të tilla si Al-Ittihad dhe Al-Ahli i Jeddah ose Al-Nassr dhe Al-Hilal të Riadit të fitojnë edhe më shumë prestigj ndërkombëtar, të konkurrojnë me klubet më të mira të kontinentit të vjetër dhe të rrisin përvojën e klubeve të cilat, me gjithë shumën e madhe të parave të investuara në lojtarë dhe infrastrukturë, ende duken mjaft prapa në aspektin e organizimit të klubeve.

Champions-i në shënjestër, një tjetër synim që futbolli arab i vendos vetes për t’u bërë një pikë referimi absolute në shkallë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat