Talenti i Arsenalit pret fatin e tij!

Futboll

Talenti i Arsenalit pret fatin e tij!

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 18:58
Folarin Balogu

Gazetari i RMC Sport, Fabrice Hawkins, raporton se AS Monaco ende nuk është kthyer me një ofertë të dytë për Folarin Balogun të Arsenalit (22).

Fabrizio Romano raportoi javën e kaluar se Les Monégasques do të ktheheshin me një “ofertë të madhe” për sulmuesin e USMNT. RMC Sport raportoi më herët në gusht se oferta e parë e Monacos ishte me vlerë 40 milionë euro, por Arsenali po reziston për një tarifë prej 50 milionë euro për sulmuesin, i cili sezonin e kaluar lulëzoi si huazim në Ligue 1 me Stade de Reims.

Siç zbulohet ekskluzivisht nga Get French Football News, ndërsa bisedimet me Arsenalin vazhdojnë, Monaco është në bisedime me agjentin e lojtarit për të arritur një marrëveshje të përkohshme për kushtet personale.

Preferenca e Balogun është për një lëvizje te Interi, por skuadra e Serisë A e ka te pamundur për të arritur një marrëveshje për arsye financiare.

Ka shenja që Monaco është shtyrë nga çmimi i konsiderueshëm i Arsenalit. Sipas Hawkins, klubi i Principates tentoi një marrëveshje për Karl Toko-Ekambi të Lyonit, megjithatë, sulmuesi kamerunas është i vendosur për një lëvizje në Arabinë Saudite.

Prandaj, mbetet për t’u parë nëse Les Monégasques do të rikthehet me një ofertë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat