Interi blindon mbrojtjen

Futboll

Interi blindon mbrojtjen

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:10
Karlos Augusto

Interi blindon mbrojtjen, zikaltërit prezantojnë futbollistin 24-vjeçar!

Mbrojtësi brazilian, Karlos Augusto është futbollisti më i ri i Interit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi zikaltër përmes një postimi në faqen zyrtare.

Ai është huazuar nga ekipi i Monzës tek klubi i Milanos të cilët i urojnë mirëseardhjen.

Braziliani pritet tju bashkohet shokëve të skuadrës sa më parë, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat