Një brazilian për Inzaghin, detajet e marrëveshjes me Interin

Futboll

Një brazilian për Inzaghin, detajet e marrëveshjes me Interin

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 19:30
Carlos Augusto

Interi ka zyrtarizuar Carlos Auguston si futbollistin më të ri zikaltër. Nënkampionët e Europës arritën marrëveshjen me Monzën për anësorin e majtë brazilian.

24-vjeçari do të huazohet për një sezon në “San Siro” për 4.5 mln euro, me Interin që do të detyrohet ta blejë në fundin e sezonit për 7.5 mln euro të tjera.

Carlos Augusto zbarkon në Milanon zikaltër për të zëvendësuar Robin Gosens, i cili do të vijojë karrierën në Bundesliga tek Unioni i Berlinit.

Lojtari latin ishte ndër më të dalluarit tek ekipi i Monzës në sezonin e fundit. Që ishte i parë në Serie A për skuadrën italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat