Një ditë e veçantë për Mensur Nexhipin, që dikur shkatërronte Cërvena Zvezdën dhe Dragan Xhajiqit nuk i zihej vend 

Futboll

Një ditë e veçantë për Mensur Nexhipin, që dikur shkatërronte Cërvena Zvezdën dhe Dragan Xhajiqit nuk i zihej vend 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 gusht 2023 Në ora: 20:14
Mensur Nexhipi

Ia kishin frikën klubet e mëdha ish jugosllave. 

Sidomos kur ishte në formën e madhe, zor ndalej duke shënuar dhe shkatërruar ekipet në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Ky është Mensur Nexhipi, prej futbollistëve më të mirë në gjeneratën e artë të kapitenit Fadil Vokrri.

Image

KF Prishtina 1985 - 1986: Nga e majta në këmbë: Fadil Vokrri, Rade Zallad, Rafet Prekazi, Rifat Mehinoviq, Skënder Shengyli, Xhevdet Muriqi. Nga e majta ulur: Mensur Nexhipi, Zoran Batroviq, Shefqet Sinani, Fadil Muriqi dhe Sahit Kelmendi.   

Nexhipit kur ia donte Prishtina shkëlqente dhe dërrmonte kundërshtarët.

Edhe sot është në kujtesën e dashamirëve të futbollit në Kosovë e gjetiu. 

Ende është e freskët kur me një gol dhe një penallti që nxori pikërisht me 1 dhjetor të vitit 1985 e mposhtën Cërvena Zvezdën e Beogradit, me rezultat 2:1, sa që edhe Dragan Xhajiqi nga sikleti nuk i zihej vendi vend në pankinë si përfaqësues i klubit beogradas.

Nexhipi ishte specialist për t’i shënuar Rijëkës, Sutjekës, madje nuk harrohet kurrë goli kundër Dinamos së Vinkovcit në fitoren me rezultat 3:2.

Cila është e veçanta e ditës së sotme për Nexhipin?

Sot ka datëlindjen dhe ka fituar edhe statusin e pensionistit.

Ka rrumbullakë 65 vjeç.

Një legjendë që edhe sot është në zemrat e dashamirëve të vjetër.

Nexhipi tetë vite ka bartur fanellën e klubit Prishtina që në vitet  80-ta ishte sinonim i shqiptarëve.

Prishtina - Cërvena Zvezda   2:1  (2:0)

Stadiumi në Prishtinë.

Shikues: 30.000.
Gjyqtar: Enver Shariq.
Shënues: Nexhipi (6’) e Batroviçi (19’-nga penalltia -  Elsner (57’).
Prishtina: Rade Zalladi, Xhevdet Muriqi, Faton Domi, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviqi, Mensur Nexhipi, Favzi Rama (Kujtim Shala), Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.
Cërvena Zvezda: Lukovçan, Krzheviq, Jankoviq, Miletoviq, Elsner, Shugar, Nikoliq, Boshko Gjurovski, Musemiq, Millojeviq dhe Gjuroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat