U rrëzua nga kali, vijnë lajme të mira për Sergio Ricon

Futboll

U rrëzua nga kali, vijnë lajme të mira për Sergio Ricon

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 20:48
Sergio Ricon

U rrëzua nga kali, vijnë lajme të mira për Sergio Ricon!

Lajm i mirë për Sergio Ricon dhe familjen e tij, pasi pas disa javësh shtrimi në spital, portieri spanjoll i Paris Saint-Germain do të marrë daljen e shumëpritur nga spitali.

Kujmë se pak ditë pas përfundimit të sezonit 2022-2023, portieri 29-vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti të tmerrshëm, i cili për pak i kushtoi jetën, kur u rrëzua nga kali.

Pas një qëndrimi të gjatë në reanimacion, Rico iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe duket se kësaj eksperience të pakëndshme po i vjen fundi, pasi pritet të dalë nga spitali dhe të kthehet në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat