​Maguire nuk largohet nga United

Futboll

​Maguire nuk largohet nga United

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:20
​Maguire

Harry Maguire nuk do t’i bashkohet West Ham United, pasi siç bëhet e ditur nga “The Athletic” transferimi kishte ngecur për shkak të kushteve personale të 30-vjeçarit që po negocioheshin.

Manchester United javën e kaluar pranoi një ofertë prej 30 milionë funtesh nga West Hami për Maguire, por thuhet se kushtet personale nuk u akorduan kurrë dhe lojtari nuk foli me trajnerin David Moyes.

Maguire, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2025, ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren 1:0 të skuadrës së tij ndaj Wolverhampton në “Old Trafford” mbrëmë.

Duke folur përpara ndeshjes, trajneri Erik ten Hag tha për Maguire:

"Ai duhet të luftojë për vendin e tij. Ai ka aftësinë të jetë qendërmbrojtësi i parë, ai është më i miri për Anglinë, kështu që pse të mos jetë më i miri për ne, ai duhet ta provojë atë. Kur ai nuk është mjaft i sigurt për të luftuar, atëherë ai duhet të marrë një vendim dhe të shkojë".

Maguire nuk është zgjedhja e preferuar e Ten Hag, duke bërë 16 paraqitje në Premier Ligë sezonin e kaluar, me Lisandro Martinez, Raphael Varane dhe Victor Lindelof të preferuar në mbrojtjen qendrore.

Ai gjithashtu humbi shiritin e kapitenit të United në fillim të kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat