Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhuron spektakël në Champions!

Futboll

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhuron spektakël në Champions!

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhuron spektakël në Champions!

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili aktivizohet me kampionët e Spartës së Pragës, i ka mrekulluar të gjithë me eurogolin e shënuar në minutën e 105-të, në duelin e vlefshëm për turin e tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Kopenhagenit.  

Me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, Laçi shtangu portierin kundërshtar, duke shënuar golin për 2-1.

Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar e nisi këtë përballje nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 89-të. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, teksa dueli iu drejtua minutave shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat